Cikloni "Cassilda" po forcohet, mund të arrijë deri në 160 km/h shpejtësi ere dhe dallgë të larta 6 metra

17/09/2020 - 18:46

Një ciklon mesdhetar, i njohur gjithashtu si Medicane dhe i quajtur “Cassilda” po kalon detin Jon dhe mund të ndikojë në brigjet e Greqisë. Ky është cikloni i parë i madh i vitit 2020, me karakteristika të ngjashme me ato tropikale.

Me shpejtësi ere që mund të shkojë deri në 160 km/h në valën më goditëse, cikloni do të ketë ndikimin më të madh natën e sotme mbi brigjet greke.

Erërat e forta mund do të krijojnë valë prej 6 metrash në det, ndersa ne brigjet italiane u krijuan dallge deri ne 2-3 metra. Cikloni tashmë ka kapërcyer Siçilinë dhe Kalabrinë, duke sjellë mot të keq në Italinë e Jugut dhe në veçanti në Kalabri, ku u regjistruan reshje të mëdha shiu si dhe stuhi. Në zonën e poshtme të Crotone, u regjistruan 100 mm shi, raporton Ansa.

Nëse Italia shpëtoi pa dëme të mëdha nga tërbimi i Medicane, të njëjtin fat nuk do ta ketë Greqia, ku pritet vala më e madhe goditëse.

Disa anije tashmë kanë anuluar udhëtimet dhe shkollat ​​dhe objektet publike janë mbyllur në ishuj të ndryshëm (si në Zakynthos) ku “Cassilda” mund të godasë. Është e vështirë të parashikohet se si dhe ku ky ciklon do të ketë ndikim në tokën kontinentale, por ekspertët flasin për reshje intensive dhe erëra të forta.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Punonjësit e Muzeut Egjiptian në Kajro përfunduan në gjyq për akuzat e ngjitjes në një mënyrë ”false” të mjekrës së Tutankhamonit.

Shkencëtarët kanë zbuluar një asteroid gjigand që përmban mjaftueshëm metal sa për të bërë miliarder këdo në Tokë.

Numri i koalave në të gjithë shtetin australian të Uellsit të Ri të Jugut është në rënie të qëndrueshme për shkak të stresit në sistemin

Ish-bashkëshortja e Raoul Bova, Chiara Giordano po përjeton një histori të re dashurie me balerinin e njohur të spektaklit më të ndjekur

Shkencëtarët kanë zbuluar një molekulë jashtëzakonisht të rrallë të bazuar në karbon në atmosferën e hënës së Saturnit Titan që mund të e

Andrra Destani dhe Sinan Hoxha ngelen një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Gjithashtu Andrra, është mjaft aktive në rrjete

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një 55-vjeçare me profesion terapiste vrau dy vajzat e saj binjake 7-vjeçare teksa këto të fun

Në vitin 1980, paleontologët nga Universiteti “ California Riverside” vizituan Ishullin Seymour, pjesë e në zinxhiri ishullor në Gadishul

Një prej personave më të famshëm në Instagram, milioneri Gianluca Vacchi dhe e dashura e tij Sharon Fonseca 25 vjeçare, janë bërë prindër