Përpos karrierës, shëndetit apo marrëdhënies suaj në çift, yjet janë siguruar të përcaktojnë edhe inteligjencën tuaj. Pa lënë pas çdo shenjë të horoskopit me veçoritë e tyre unike duket se dy shenja janë shumë më të favorizuara se të tjerat në aspektin e performancës mendore. Sipas astrologëve Ujori dhe Akrepi janë dy shenjat më të zgjuara të zodiakut, për 2 arsye të ndryshme.

Të lindurit në shenjën e Ujorit dallohen për inteligjencën analitike, e cila konsiston në aftësinë njohëse dhe nivelin e lartë të IQ (keoficientit të inteligjencës).

Akrepi nga ana tjetër ka më shumë inteligjencë perceptuese, është i jashtëzakonshëm në vlerësimin real të gjërave dhe në kuptimin e botës në përgjithësi. Kjo s’do të thotë se shenjat e tjera nuk janë inteligjente, sigurisht secila në mënyrën e tyre.

Në fakt Binjakët dhe Peshorja renditen fill pas Akrepit dhe Ujorit. Gaforrja dhe Peshqit janë të njohur për inteligjencën emocionale, që e thënë ndryshe ka të bëjë me identifikimin dhe arsyetimin e ndjenjave personale dhe të të tjerëve.

Shenjat e tokës, Virgjëresha, Demi dhe Bricjapi shfaqin inteligjencë të lartë përsa i përket prakticitetit. Ndërsa shenjat e zjarrit, Dash, Luan, dhe Shigjetar kanë tendencën të kenë një intuitë të pagabueshme, të marrin rreziqe si dhe të pozicionohen në rolin e liderave.