Peshqit

Sipas astrologëve  ndonëse janë të njohur për anën e tyre romantike dhe të ndjeshme, Peshqit nuk janë gjë tjetër veçse thëngjill i mbuluar. Nëse gjërat nuk ju shkojnë ashtu siç dua, janë të gatshëm të prishin gjithçkaje dhe t’i bëjnë keq kujtdo që u del përpara.

Akrepi

Natyra  elegante  e personave në shenjën e akrepit është thjesht një fasadë për të fshehur anën e tij më të errët. Sipas astrologëve janë një shenjë tmerrësisht xheloze dhe dashakeqe, sidomos kur dikujt i shkon më mirë në jetë se tij. Ndonëse në pamje të parë shfaqen miqësor dhe i dashur, por është krejt e kundërta.

Gaforrja

E konsideruar si mbretëresha e dramave njihet gjithashtu edhe si një shenjë negative, e me qëllime për t’u pasur gjithmonë kujdes. Kur situata u del nga kontrolli, personat e kësaj shenje ndryshojnë  tërësisht. Nuk e kanë aspak problem të flasin keq pas krahëve tuaj dhe t’ju ulin reputacionin para të tjerëve.