Me qindra kliente bastisën një dyqan gjigand që e kishte bërë çdo produkt 1 euro, duke e boshatisur atë në vetëm 5 minuta. Pamjet që të lenë me gojë hapur tregojnë klientet që i tërheqin rrobat nga dora njëra-tjetrës, duke u përpjekur me dëshpërim për të marrë sa më shumë veshje nga qendra tregtare Stolitsa në Vladikavkaz të Rusisë.

Uljet e fundjavës shkaktuan radhë të gjata jashtë dyqanit, përpara se të hapeshiin dyert. Sipas asaj që shkruan e përditshmja Mirror, pavarësisht skenave aspak të hijshme, dyqani ka premtuar se do të bëjë ulje të ngjashme ditët në vijim.