Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një 55-vjeçare me profesion terapiste vrau dy vajzat e saj binjake 7-vjeçare teksa këto të fundit po flinin. Më pas ajo ka vrarë dhe veten. Mësohet se vrasja dhe vetëvrasja ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje mbi kujdestarinë e vajzave, raportojnë mediet përtej Atlantikut.

Trupat e fëmijëve dhe nënës së tyre, Michele Boudreau Deegan, u gjetën gjatë fundjavës nga një fqinj që banon në katin e poshtëm, i cili thirri policinë në shtëpinë e tyre.

Miqtë e 55-vjeçares kanë thënë se ajo i adhuronte vajzat e saj, dhe ishte e specializuar pikërisht për sëmundje të shëndetit mendor tek fëmijët.

“Me të vërtetë tani, unë jam thjesht në shok. Nuk mund ta besoj se kjo ka ndodhur,”-thotë njëri prej tyre.

Të tjerë fqinjë kanë pohuar se rrallë i kanë parë vajzat jashtë shtëpisë.