Një 18-vjeçar nga Amerika ka vrarë fqinjin e tij, vetëm për të realizuar një video për “TikTok”. Mediat e huaja janë shprehur se viktima ka qenë 51-vjeçari William Durham, i cili ka ngelur i vdekur në vend nga plagët që kishte marë.

Zachary Latham ka filmuar krimin me një kamerë amatore, të mbajtur nga e dashura e tij dhe është shpërndarë në rrjetin social “TikTok”.

Në video shihet teksa Durham i afrohet makinës së agresorit dhe ky i fundit e godet. Plagët i sollën vdekjen, ndërkohë që prokuroria ka nisur një hetim rreth kësaj ngjarjeje.