Të çliruar nga përfundimi i zgjedhjeve nuk janë vetëm politikanët dhe gazetarët, por edhe ambasadorët e akredituar në Shqipëri. E këtë e ka treguar edhe përkushtimi i ambasadorit të OSBE-së, Bernd Borchardt, i cili kërcen me mish e me shpirt një valle shqiptare të jugut.

Në një video të siguruar nga “BalkanWeb” ambasadori i OSBE, shihet në një festë të organizuar pas zgjedhjeve.

I dyti në valle mes një vajze dhe një djali me veshje popullore, ambasadori jo vetëm që po e shijon kërcimin por duket se e mban mjaft mirë edhe ritmin. Madje ai e shoqëron vajzën që prin vallen plot lajka dhe gjeste, dhe më mirë se shumë të tjerë në valle.