Një shtetas zvicerian ka mbërritur në Durrës me një mjet të pazakontë, që jo pak ka shkaktuar habi tek qytetarët.

Në videon që po publikon DurrësLajm, duket shtetasi zvicerian rreth 60 vjeç që lëviz në aksin hyrës të qytetit bregdetar me biçikletën e tij pa motor, 100% me pedale, që nga larg duket si një mjet lëvizës i filmave fantastiko-shkencor.

Shtetasi zvicerian ka zgjedhur ta bëjë turin e tij nga Zvicra në Durrës pikërisht me këtë biçikletë të verdhë, duke ngjallur kuriozitetin e kalimtarëve dhe drejtuesve të mjeteve kudo ku ka kaluar.