Në Kanada, mjekët po protestojnë që të mos ju rriten pagat. Në qytetin Kebek deri tani janë mbledhur 700 firma  të doktorëve, specialistëve apo studentëve të mjekësisë, në një peticion ndaj qeverisë kanadeze, kundër rritjes së pagave për mjekët.

Ata kërkojnë që këto para të shpenzohen në fushën e shëndetit publik në mënyrë që të garantohen kurat për të cilat qytetarët kanadezë kanë nevojë.

Mjekët u shprehen se ata do të lumturoheshin vetëm nëse pacientëve të tyre u ofrohen kushte më të mira për shëndetin publik, e jo nëse do t’u rriteshin pagat.