Blogerja e njohur Armina Mevlani dhe djali i ish-kryeministri Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, kanë kurorëzuar sot lidhjen e tyre disa vjeçare në një fejesë luksoze.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë blogerja, e cila me anë të fotove në Instagram ka treguar se sot ka qenë një ditë speciale për të.

Armina ka ndarë më fansat e saj disa nga momentet më të veçanta nga festa, por nuk ka treguar se cilët kanë qenë të ftuarit.