Javët e fundit, dallgët e detit kanë nxjerrë në brigjet franceze rreth 760 kg kokainë të ndarë në pako, me vlerë rreth 60 milionë euro.

Pakot janë shfaqur në plazhe të ndryshme, jo shumë pranë njëri-tjetrit, dhe policia ka nisur një hetim për të zbuluar origjinën e sasisë së madhe të lëndës narkotike.

Kokaina, sipas autoriteteve, ka pastërti shumë të veçantë, ndaj është e rrezikshme dhe për mbidozë. Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të njoftojnë autoritetet, sapo t’i gjejnë pakot me drogë.