Modelja Heidi Klum 46 vjeç dhe Kaulitz, kitaristi 29-vjeçar i grupit gjerman Tokio Hotel, janë martuar në fshehtësi. Ditët e fundit lidhur me këtë detaj ata u kthyen në qendrën e vëmendies në median botërore.

Sipas raportimeve të "People", modelja dhe muzikanti janë martuar 2 muaj pasi shpallën fejesën e tyre. Gjithçka ka ndodhur në mënyrë konfidenciale diku në Kaliforni.

Historia e dashurisë së çiftit filloi  në muajt e parë të vitit 2018 dhe dalja e tyre e parë publike si çift ka qenë në eventin ‘amFAR Gala’ në po atë vit. Kjo është martesa e tretë e modeles.