Sot del sërish në ankand vetura zyrtare “Audi Q7”, e ish kryetarit të Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa.

Komuna e Prishtinës do ta nxjerrë të shtunën në ankand veturën “Audi Q7”, e cila ka qenë në shfrytëzim nga ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa.

Vetura është dërguar në Shtëpinë e Ankandave Kosova. Mediat kanë raportuar se çmimi fillestar për këtë veturë është 25 mijë euro.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kishte vendosur qysh në fillim të mandatit të tij të shesë këtë veturë me arsyetimin se është e shtrenjtë dhe me shpenzime të larta.