Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Del në shitje shtëpia më e shtrenjtë në botë

17/04/2021 - 09:59

Del në shitje shtëpia më e shtrenjtë në botë, e cila në treg kap shifrën e 500 milionë dollarëve sipas Daily Star.

Shtëpia e pagëzuar me emrin "The One" nga pronari i saj, producenti televiziv, Nile Niami ka 20 dhoma gjumi, 30 tualete, nje kinema gjigande, një pistë vrapimi, katër pista për bowling e një klub nate, 11 pishina dhe pesë ashensorë.

Pamja që ofron është spektalore pasi godina ngrihet në një sipërfaqe prej 10 mijë metrash katrorë dhe ndodhet në lagjen e miliarderëve, Bel Air në Los Angeles.

Nile Niami, që tashmë pret ofertën e radhës, ndërkohë i ka treguar ambientet e saj të brendshme yllit të Youtube-it, Michaeal Blakey.

Në një intervistë të vitit të shkuar për mediat amerikane, zotëruesi i saj regjisori Niami tha: “Kur filloi shtëpia, nuk pata asnjë mendim për ta shitur 500 milionë dollarë, tani ka kaq shumë shitje 3-shifrore në L.A. e në botë dhe çmimi i kërkuar nuk është më i paarsyeshëm”.

Shtëpia e regjisorit është e shtrirë  në ndërtesa të ndryshme dhe fqinjët e tij janë Jennifer Aniston dhe Elon Musk.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ju mund të keni një listë të gjatë arsyesh pse ju dhe një person i caktuar nuk mund të vazhdoni së bashku.

Gjatë çdo dite qoftë nëse jemi në punë apo jo, kemi nevojë të madhe për të pasur energji dhe forcë.

Olivia Parkinson kishte porositur një iPhone 12 ProMax, por kur hapi kutinë zbuloi se telefoni i saj i ri ishte zëvendësuar me një pllakë

Një përkthyese kineze, e cila ka punuar për fondacionin e Bill dhe Melinda Gates ka reaguar për herë të parë pas thashethemeve në interne

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka qenë astrologia Meri Shehu, e cila ka dhënë parashikimet për të gjitha shenjat e horoskopit.

Ish-bashkëshortja tashmë e bashkëthemeluesit të Microsoft Bill Gates, Melina Gates, ka marrë me qira ishullin Calivny në Grenada, Karaibe

Akullnajat gjermane po shkrihen  më shpejt se sa mendohej më parë dhe për dhjetë vjet ato mund të mos ekzistojnë fare.

Archie, djali i Princit Harry dhe Meghan Markle feston sot 2-vjetorin e lindjes dhe e gjithë vëmendja është te qëndrimi që do të mbajë fa

Princi Philip u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare pak javë më parë, pasi kohët e fundit i ishin shfaqur probleme të rëndë shëndetësore.