Një moment i çuditshëm, në të njëjtën kohë edhe i mrekullueshëm ka ndodhur në Kepin e Opukut, në Krime.

Anastasia Vinnikova ishte duke ecur përgjatë plazhit me qenin e saj, Patrick, kur pa një grup delfinësh që notonin pranë vijës së bregut.

Një nga delfinët filloi të ngacmonte këlyshin duke notuar më pranë kafshës me katër këmbë, siç duket në videon e publikuar nga New York Post.

Në një moment, delfini doli pothuajse tërësisht nga uji, përpara se të kthehej shpejt dhe të notonte përsëri në oqean.

Kjo tregon harmoninë që kanë kafshët me njëra tjetrën, edhe pse në specie të ndryshme.