Një ditë më parë, më 15 korrik deputeti socialist i Shijakut, Jurgis Çybrja ka festuar 34-vjetorin e tij të lindjes.
Me këtë rast, Çyrbja ka mbledhur kolegët nga Partia Socialiste ndërsa surprizë është edhe prezenca e dy deputetëve të opozitës së re.
Në foton e publikuar nga fotografi Agim Rama, shfaqen Halit Valteri nga PD dhe Aurora Mara nga LSI së bashku me Bashkim Finon, Alket Hysenin, Edmond Lekën, Fatmir Xhafajn, Ulsi Manjën dhe Klotilda Ferhatin si dhe socialistë të tjerë.