Mbrëmjen e së premtes u përurua nga kryeministri Edi Rama, investimi në agroturizëm i deputetit të Durrësit, Lefter Koka.

E pranishme në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishte dhe deputetja e qarkut të Durrësit, Edlira Hyseni, e cila së bashku me Kokën vijnë nga rradhët e LSI-së, megjithëse tani nuk janë më pjesë e partisë së Kryemadhit.

E veshur elegante me një fustan të bardhë, Hyseni shprehet në një status në Facebook se nëse elegancën e bëjmë pjesë të shpirtit zbukurojmë veten dhe botën përreth.

“Shpesh elegancen e kerkon vendi dhe njerezit mes te cileve ndodhemi, por nese ate e bejme pjese te shpirtit, fjales dhe sjelljes tone, zbukurojme veten dhe boten perreth nesh”,– shkruan Hyseni në rrjete sociale.