Këtë legjislaturë parlamentare pjesë e Kuvendit u bënë shumë emra të rinj.

Nga PD, një pjesë e këtyre emrave përfshiu edhe profesoreshën e njohur të historisë, Valentina Duka.

Përtej politikës, Duka ka qenë sot pjesë e një rrëfimi ndryshe për përditshmërinë e saj si deputete e PD.

E ftuar në emisionin e mëngjesit në Ora News, Valentina Duka ka zbuluar se çfarë mban me vete çdo ditë në çantën e saj.

Ajo që bie në sy fillimisht është se deputetja 59-vjeçare mban një çantë firmato “Michael Kors”. Duka ka filluar të zbrazë një nga një gjithçka mban me vete dhe për secilin objekt nga një shpjegim specifik.

Ajo që ra po ashtu në sy ishin syzet firmato njësoj si çanta, pra “Michael Kors”, ndërsa në kuletë nuk kishte më shumë se 35 mijë lekë të vjetër, pasi nëse i duheshin më tepër, deputetja tha se përdor kartat bankare.

Ndiqeni për më tepër në videon më poshtë rrëfimin e Valentina Dukës.