Deputetja shtatzënë e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti është prekur nga virusi Covid-19.

Rreth një muaj më parë, Gjylameti u shfaq publikisht me barkun e rrumbullakosur, ndërsa u konfirmua se ishte shtatzënë për herë të dytë.

Gjendja e deputetes socialiste është e stabilizuar, teksa po i nënshtrohet kurimit në shtëpi. Për këtë arsye, Gjylameti ka ndaluar aktivitetin e saj politik në Qarkun e Tiranës.

Për herë të fundit, ajo u shfaq publikisht krah kryebashkiakut Erion Veliaj në Asamblenë e PS në Kombinat, ku u zëvendësua nga Belinda Balluku.