Antoneta Dhima në kohën e pandemisë së koronavirusit u bë e njohur kur foli për infektimin e djalit të saj pak muaj më parë.

Prej asaj kohë ajo është bërë disa herë pjesë e lajmeve, në fillim kur i dhuroi punonjëseve të qendrës mjekësore në Patos 170 maska shumë përdorimëshe. E më pas portreti i saj në Kuvend më së shumti tërhoqi vëmendjen për maskat që i prodhonte enkas për t’i kombinuar me fustanet që kishte veshur.

Zonja Dhima duket e gjitha fashion me look-un e saj.  Ajo është zgjedhur deputete në listën e PS-së në qarkun e Fierit.