Deputetja tregon çastin më të tmerrshëm të jetës

14/11/2017 - 20:06

   Deputetja e Lushnjes, Tatjana Nurçe përkujtoi sot përmes emisionit “Rudina”, në Tv Klan, djalin e saj të ndjerë Toni.

Nurçe rrëfeu natën kur ndodhi ngjarja. Ajo zbuloi se mori vesh që diçka e keqe kishte ndodhur përmes një mesazhi.

“Zoti më mbajti mendjen e kokës”, tha deputetja, ndërkohë që tregoi se në ato momente familja e saj po përgatitej të festonte Vitin e Ri.

“Kam patur dy siklete në jetën time, është vëllai im Isufi dhe djali im Toni me të cilin ngritëm një biznes elitar në Lushnje. Të flasësh për ta është shumë e rëndë, por duket se teoria e kompesimit funksionon them se edhe Zoti ndaj më dha atë lloj biznesi. Kënaqem shumë kur martoj dy njerëz. Tani fatkeqësisht do t’i shoh nga larg.

Ishte nata e Vitit të Ri 2015-2016, unë isha duke bërë pako për njerëzit që duhej t’i respektoja. Fola me fëmijët dhe vëllanë dhe ashtu siç ishim të lodhur, po bëheshim gati të festonim. Më vjen një mesazh i çuditshëm që më kishte ndodhur një gjë. Me thënë të drejtën tani që e mendoj them: Zoti më mbajti mendjen e kokës”.

Unë kisha një djalë shumë të mirë, ai ishte përgjegjës i kontrollit në Tatimet e Qarkut pas një shkolle që mbaroi në Danimarkë. Por, kështu ishte shkruar”, rrëfeu deputetja Nurçe.

“Nuk është motivi im të vishem me të zeza dhe ta ndjej gjënë. Djali pak ditë para se të ndodhte kjo gjë, më sjell rroba që i kishte bërë ime motër Mirela Nurçe dhe më tha: Nëse ti do heqësh rrobat e zeza nuk do t’i veshësh më kurrë, por për dajën nuk të them gjë. Unë tani jam 59 vjeç nuk mund të vishem me të kuqe”, tha Nurçe më tej.

29 – vjeçari Elton Piro udhëtonte me makinë kur u aksidentua për vdekje në autostradën Fier – Lushnje. Ngjarja e rëndë ndodhi më 31 Dhjetor të 2015 -ës. /tvklan.al

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-futbollisti i Manchester United, David Beckham, ka përfunduar në shënjestër të kritikave.

Ka ngordhur në moshën 12-vjeçare qeni i famshëm në mediat sociale, “Boo the Pomeranian”.

Ish-Legjenda e futbollit Diego Armando Maradona është ndarë nga e dashura e tij, Rocio Olivia, pas 6 vitesh martesë.

Dy të rinj kalifornian, u rrëzuan për vdekje nga maja Taft Point (243 metra e lartë) teksa po bënin një selfie.

Feliks Bilani është një prej fotografëve më të mirë shqiptarë, i cili krijimet e tij më të mëdha i realizon prej të dashurës.

Paul Pogba ka shkuar në stërvitje të Manchester United me Ferrarin e tij të ri...por a është ai i përshtatshëm për beben e tij, pasi që P

Edhe pse Bill Gates është një nga njerëzit më të pasur në botë, nuk i shmanget pritjes në radhë për të marrë një hamburger ashtu si gjith

Me zhvillimin e mediave sociale ditët e sotme, duket se çdo foto që shfaqet në profilin tuaj është pothuajse një “selfie”.

Nëse jeni duke kërkuar një vend me diell edhe gjatë dimrit, Sambuca mund të jetë një zgjidhje e përkryer.

Ndërsa burri ishte duke punuar në turn si polic, gruaja e tij vendosi të argëtohej.