Larissa Walters, deputete e Parlamentit në Australi u bë e famshme pasi u pa në Kuvend duke ushqyer fëmijën e saj me gji.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe dje, ndërsa ajo ka mbajtur fjalim në parlament.

Në kohën kur Larissa po ushqente vajzën me gji, paraqiti mocion në Parlament për sëmundjen e mushkërive.