Sesioni i ri parlamentar, duket se do të finalizohet me një dasmë. Deputetja e opozitës së re, Majlinda Halilaj, e cila në Parlament zuri vendin e Lulzim Bashës pritet t'i japë fund beqarisë.

Mësohet se deputetja e opozitës së re do të zhvillojë më datë 31 korrik në mbrëmje ceremoninë martesore. Në ceremoni pritet të marrin pjesë shumë kolegë të Parlamentit, madje edhe kryetari i Grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Majlinda Halilaj ishte kandidate e PD-së në listën e kryeqytetit,  renditur me numrin 47.  Halilaj ka hyrë në listën e PD-së si pjesë e partive aleate. Ajo është anëtare e Partisë Reformatore Demokratike, me kryetar Skënder Halilajn.

Halilaj ka dhënë votën e saj pro për të gjitha projektligjet e qeverisë, ndërsa nuk rezulton të ketë folur në ndonjë prej seancave parlamentare. Ajo është 42 vjeçe dhe në CV e saj shkruan vetëm që ka arsim të lartë dhe se ka 13 vite eksperiencë, por nuk tregon se për çfarë ka studiuar.