Kourtney Kardashian i ka vjedhur vëmendjen motrave të saj me fotografinë e fundit që ka publikuar në Instagram.

Ajo ka realizuar një fotografi artistike ku shfaqet e zhveshur në një vaskë të mbuluar me shkumë. Shumë përdorues e kanë akuzuar për përdorim të dështuar të photoshopit.

Sipas tyre, janë bërë modifikime amatorësh në fotografi. Përdoruesit i referohen qëndrimit të kokës së saj, ekspozimit të dorës dhe mënyrës se si i ka mbajtur këmbët.