Një parashutist amerikan gati theu këmbët e tij kur hedhja nga pallati 19-katësh nuk shkoi ashtu sic duhej.

John Michael nga Teksas, u rrëzua në tokë për shkak të erërave të papritura. Hedhja u zhvillua në Bryne, Norvegji, jashtë një prej ndërtesave më të larta në qytet.

Kur erdhi ambulanca për ta dërguar me urgjencë në spital, ai ishte i vetëdijshëm. Ndërkohë, mediat lokale kanë raportuar se nuk do të lejohen më hedhje nga ajo ndërtesë.