BuzzFeed ka bërë një përmbledhje të ngjarjeve që tregojnë se ndoshta lidhja e Kim Kardashian dhe reperit Kanye West, ka përfunduar vite më parë, përpara se të gjithë ta dinin për ndarjen. 

Në një moment gjatë xhirimeve për Keeping Up With the Kardashians, Kim-it i bie telefoni dhe ajo i kthehet me shqetësim producentëve duke thënë: “Kanye po del live në TMZ tani”.

Pak çaste më vonë, Kanye doli dhe deklaroi se ai besonte se “skllavëria ishte një zgjedhje”. Një muaj pas daljes së tij në TMZ, Kanye zbuloi se komentet e tij jo vetëm që shkaktuan zemërim universal, por sollën probleme dhe në martesë. Kim konfirmoi se “qau dhe u zu” me reperin për një javë dhe një episod i tërë i reality show-t iu dedikua problematikave dhe zënkave të tyre si çift.

Gjatë episodit, Kim rrëfeu se Kanye ishte ndjerë “i lënë pas dore” pas lindjes së fundit të fëmijës së tyre të tretë. Kur të dy u panë duke debatuar përpara kamerave, u thye dhe ideja e “një çifti perfekt”, që njerëzit kishin parasysh.

Një tjetër zënkë ndodhi një natë para Met Gala 2019, kur Kanye tha se veshja e Kim ishte “shumë e hapur” dhe “ai e kishte problem që ajo po tregonte trupin”. 

Në një tekst kënge, Kanye shkruan: “Gruaja më telefonon, bërtet, thotë që do humbasim gjithçka”.

Edhe gjatë karantinës, dyshja nuk u izolua në të njëjtën shtëpi dhe festa të rëndësishme si Dita e Falenderimeve apo Krishtlindjet, nuk i kaluan bashkë. Më 19 shkurt, Kim zyrtarizoi divorcin.