Lionel Messi është një prej futbollistëve më të paguar në botë dhe së fundi ka blerë një avion privat për familjen e tij që kushton rreth 15 milionë euro.

Avioni është një "Gulftream V", i prodhuar më 2004, në bishtin e së cilit është vendosur numri "10", po më të veçantë e bëjnë shkallët.

Në shkallët e avionit luksoz, janë shkruar të gjithë emrat e familjes së Messit, gruas dhe tre fëmijëve, kryesuar sigurisht nga emri i futbollistit.