Meghan Markle dhe Princ Harry pritet që të bëhen prindër për herë të parë dhe dyshja ka vendosur që gjininë e foshnjës ta zbulojë kur të vijë në jetë.

Mirëpo, së fundmi një detaj fare i vogël në dukje ka shkundur mirë e mirë internetin dhe ka nxjerrë zbuluar gjininë e fëmijës.

Përflitet se dukesha e Sussex do bëhet nënë e një vogëlushi, kjo pasi një nga mikeshat e saj është fotografuar duke shkuar në hotelin në Upper East Side, New York, aty ku pritet të bëhet festa e madhe “Baby Shower” për foshnjën e Meghan dhe dhurata që mbante në dorë e nxorri zbuluar.

Po flasim për një nga të ftuarat speciale dhe mikeshën e Markle, Abigail Spencer, e cila siç shfaqet në foton e mëposhtme mban një dhuratë në dorë që mbështillet me letër ngjyrë blu.

Kaq mjaftoi që të ngrihen spekulimet që Meghan është në pritje të një djali. Rikujtojmë se Dukesha ndodhet aktualisht në New York së bashku me 15 miq të saj për të festuar “Baby Shower”.