Një baba iranian është akuzuar se ka dërguar vajzën e tij të bëjë testin e virgjërisë pasi zbuloi se ajo kishte një të dashur sekret. Duke qarë në sallën e gjyqit në Kingston Crown Court, ai pretendoi se donte të kontrollonte nëse vajza ishte përdhunuar.

Ali Safaraei tha se kjo çështje kishte shkatërruar familjen e tij. Sipas 56-vjeçarit, ai u përpoq që të mbante adoleshenten Sophia Safaraei, larg nga çdo rreziku dhe miqtë e këqinj dhe mediat sociale por dështoi.

Sipas akuzën Ali dhe bashkëshortja e tij Mitra Eidiani, 42 vjeç, u përpoqën të kontrollonin 18-vjeçaren dhe kërcënuan se do të vrisnin të dashurin e saj Bailey Marshall-Telfer, 18 vjeç, pasi zbuluan marrëdhënien e tyre.

Kur ai mbërrti në shtëpi Mitra i tha se kishte gjetur një djalë në shtëpinë tyre në Clapham, në jug-perëndim të Londrës, por që ishte larguar.

Por Ali mohoi se e detyroi vajzën e tij të bënte testin e virgjërisë: "Unë i thashë të bënim një kontroll. Nuk përmenda fjalën virgjëri. Zyrtari e përmendi atë, nuk janë fjalët e mia, ai e vuri në gojën time, vetëm përmenda fjalën kontroll. Vajza më tha që nuk e kishte prekur dhe se mund ta provonte por ndryshoi mendje më vonë."