Një dhëndër ndërpreu dasmën e tij për t’u hedhur në oqean pasi pa një adoleshent që po mbytej. 37-vjeçari Zac Edwards po pozonte për fotot e dasmës sëbashku me nusen e tij, 32-vjeçaren Cindy Edwards, kur dëgjoi zërin e një gruaje që kërkonte ndihmë për një adoleshent që po përpëlitej në ujë.

Pa u menduar dy herë, dhëndri hoqi këmishën dhe u hodh në ujërat e Plazhit Portokalli në Alabama të SHBA-ve. Sipas “Daily Mail”, ai notoi për rreth 50 metra dhe arriti të shpëtonte 18-vjeçarin që po mbytej.

Për fatin e mirë të të riut, dhëndri punonte me rojat bregdetare amerikane dhe ishte në gjendje ta shpëtonte. Zac nuk e kishte nxjerrë ende në breg të riun kur në vendngjarje mbërriti një varkë e rojës bregdetare.

“Hoqa këmishën, por bashkëshortja ime më tha se nuk kisha kohë të hiqja edhe pantallonat”, tha Zac, i lumtur për vendimin që kishte marrë për t’u futur në oqean.

Të pranishmit në dasmën e çiftit u habitën kur përkrah nuses panë tek mbërrinte në banket edhe dhëndri i lagur dhe me rërë. Me të mësuar per ngjarjen, të gjithë e duartrokitën si hero.