Përhapja gjerësisht e armëve vazhdon të jetë një debat delikat në SHBA. Përveç sulmeve nëpër shkolla e vende të tjera, armët përbëjnë rrezik edhe nëpër shtëpi.

Rasti më i fundit ka ndodhur në Florida. Dhëndri udhëtoi nga Norvegjia në SHBA për t’i bërë surprizë familjes së nuses amerikane. Ai shkoi te dera, i ra ziles dhe u fsheh pas një gëmushe. Kur vjehrri hapi derën, 37-vjeçari doli nga gëmusha duke e bërë zërin si fantazmë, dhe vjehrri e ekzekutoi në vend.

Vjehrri i tha policisë se atë ditë ishte përfshirë një një debat me një person dhe kishte menduar se i kishte ardhur në shtëpi. 

Por në fakt ai la të vdekur në vend dhëndrin e tij.