Një i ri dhe gjyshja e tij u vranë në Indi, kur një dhuratë për dasmë shpërtheu, ndërkohë që të sapomartuarit po e hapnin.
Nusja u plagos rëndë nga shpërthimi i së premtes në shtetin lindor të Odishës.
Dhurata ishte në fakt një bombë dhe nuk kishte adresën e dërguesit, tha policia.
Pakoja shpërtheu sapo iu hoq mbështjellësja. Policia ka nisur hetimet.