03/12/2019 - 09:57
Mario Dedivanoviç, i njohur si “Mario i Kim Kardashian” ka dhuruar për shqiptarët e prekur nga tërmeti varësen e tij me shqiponjën dy krenare.
Kjo shqiponjë është dhurata e parë që artisti i famshëm i make up-it i ka bërë vetes, po mesa duke ai nuk është kursyer për shqiptarët.
Historinë e varëses grimieri personal i Kim Kardashian e ka treguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Bizhuteria e parë që ia kam dhuruar vetes.
Unë u kam dhuruar të tjerëve shumë bizhuteri, shumë herë, por kurrë vetes time. Isha në një qendër tregtare një ditë me vëllanë dhe babanë, për t’i gjetur tim eti një pallto dimri dhe pashë këtë shkëlqim përmes një dritareje me cep të syrit. Vëllai im më tha që të futesha brenda dhe ta shikoja.
Unë kundërshtova por ai më shtyu dhe më tha: “Vëlla, ti ke punuar kaq shumë që kur ke qenë 12 vjeç dhe kurrë nuk i ke blerë vetes një bizhuteri. Ti duhet ta marrësh”.
Unë thashë: “Jo nuk kam nevojë ta marr atë, edhe pse mendoja se e e meritoj”. Mbetet në zemrën time tani. Unë sot dhurova sasinë e barabartë të parave që më kushtoi varësja e çmuar për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri. Jeta është kaq e bukur dhe jam i lumtur që po filloj ta jetoj”, ka shkruar 37-vjeçari.
/portali DurresLajm/