“Dhurata” për festa, gruaja gjen pitonin gjigand në pemën e Krishtlindjeve

13/12/2019 - 20:01

Zakonisht për festa gjejmë në pemën e Krishtlindjes dhurata që na bëjnë të lumtur. Por nuk ka rezultuar kështu për këtë grua. Leanne Chapman pasi u kthye në shtëpi me partnerin e saj zbuloi një piton gjigant në pemën e saj të vendosur në verandë.

Gruaja u frikësua fillimisht kur pa gjarprin 3 metra që po qëndronte në degët e pemës. Chapman tha se partneri i saj po qëndronte i mbështetur në pemë duke parë zogjtë, pa vënë re zvarranikun.

Kur ktheu kokën prapa kuptoi se nuk po mbështetej në pemën e Krishtlindjes, por tek gjarpri. Çifti e la pitonin vetëm në pemë dhe gjatë natës zvarraniku u largua vetë.

“Nuk e shqetësuam. Qëndroi aty për disa orë të mira, ndërsa ne po e shikonim përmes dritares,”- tha ajo. Vetëm kur u largua nga pema çifti kuptoi sesa i madh ishte në fakt gjarpri.

"Në të vërtetë ishte shumë bukur ta shikoja kaq afër sepse nuk kam parë kurrë diçka të tillë më parë,"- shtoi Chapman.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një djalë 6-vjeçar ka ndërruar jetë në qytetin e Teksasit, pasi  një lloj paraziti i quajtur ameba i ka shkatërruar trurin.

Ish-presidenti amerikan Barack dhe Michelle Obama janë njerëzit më të admiruar në botë, sipas një sondazhi nga ”YouGov Opinion Research I

Aktorja Lisa Kujofsa do të largohet nga spektakli i Klanifornias. Lisa e bëri vetë njoftimin përmes rrjeteve sociale,  por nuk dha shumë

Këto janë momentet shokuese kur një lum vere të kuqe shpërthen nga depozita 50,000-litra në një fabrikë në Spanjë. Pamjet e shpërndara në

Joni Gjebrea dhe vajza simpatike, Merlin Haxhiymeri u fejuan në vitin 2018. 

Producenti Alberto Tarallo po cilësohet në Itali, si "Lucifer" ose "Djalli i portës së Ares", duke iu referuar kompanisë së tij "AresFilm

Këngëtarja amerikane, Mariah Carey, është treguar e hapur me audiencën sa i përket traumave gjatë fëmijërisë.

Antoneta Dhima në kohën e pandemisë së koronavirusit u bë e njohur kur foli për infektimin e djalit të saj pak muaj më parë.