DiCaprio dhe De Niro bashkë në një film

24/01/2020 - 11:01

DiCaprio dhe Robert de Niro konfirmojnë se do të luajnë bashkë në të njëjtin film. Martin Scorsese premton profesionalizëm në prodhimin e ri kinematografik “Killers of the flower moon”, ku do të jenë bashkë Leonardo di Caprio dhe De Niro.

Dyshja do të luajë së bashku në filmin e ri që po përgatitet dhe që pritet ta ngrejë në një nivel tjetër aktrimin.

“Kam mësuar shumë nga De Niro dhe Scorsese. Jam i lumtur që mund t’i quaj bashkëpunëtorët e mi. Është nder i veçantë që pas rreth 30 vitesh do të kem mundësinë të luaj përkrah tyre në dramën e ardhshme të Martin Scorseses”, shprehet DiCaprio.

Edhe më parë, Scorsese ka realizuar filma shumë të suksesshëm me dy aktorët, ku secili prej tyre ka qenë protagonist në filma të ndryshëm. Saktësisht, DiCaprio në filmin “The Wolf of Wall Street” dhe Robert de Niro në prodhimin kinematografik “The Irishman”, që këtë vit u nominua në Gloden Globes për “Best Motion Picture-Drama”.

Dy ikonat kinematografike kanë luajtur bashkë në vitin 1993 në filmin “This Boy’s Life”, një prodhim i iniciuar nga vepra me të njëjtin emër e autorit Tobias Wolff, ku Robert ishte nën petkun e personazhit Hansen dhe DiCaprio interpretonte rolin “Toby”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Reperi Stresi vazhdon të jetë i martuar me Keisin, ndonëse nuk dihet çfarë po ndodh me historinë e tyre të dashurisë.

Vendi i tetë në kampionat është vetëm arritja e radhës nga Uolverhemptoni.

U përurua në Pejë, në vendlindjen e saj shtatorja e kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi, e vetmja sportiste nga Kosova me medalje të ar

Një australian ka zbuluar një krijesë të çuditshme në një plazh në afërsi të qytetit Perth.

Nëse do të kishte një shenjë të vështirë për t’u përshkruar, ajo është:  binjakët, kameleonët e zodiakut që gjithmonë përshtaten në bazë

Vitin e kaluar, Kina rezultoi me trefishin e miliarderëve të rinj ndaj SHBA-së, të cilët pasurinë e tyre e kanë fituar kryesisht në sekto

Kur vendosim të impenjohemi në një marrëdhënie dashurie, duhet të jemi të ndërgjegjshëm se, edhe pa vullnetin tonë, mund të vuajmë ose të

Hong Kongu do t'u dhurojë banorëve të tij një tufë me para që ata ti shpenzojnë ndërkohë që vetë qeveria lokale përpiqet të shpëtojë ekon

Bashkëshortja e nipit të Nexhmije Hoxhës, këngëtarja Rezarta Shkurta ka reaguar me anë të një postimi në Instagram lidhur me ndarjen nga