14/11/2018 - 13:07
Moderatori dhe aktori i humorit Ermal Mamaqi gjithmonë poston video dhe momente për të qeshur nga përditshmëria e tij.
Ditën e sotme ai ka ndarë me ndjekësit në Instagram një problem mjaft shqetësues që po ndodh në shtëpinë e tij, konkretisht në banjon e shtëpisë. I ndodhur përballë pasqyrës ai ka vënë re se në anët e ndara me bashkëshorten e tij Amin nuk janë aspak në proporcion të njëjtë.
“Jam në banjon e shtëpisë time dhe po shoh disa gjëra që nuk shkojnë fare, kjo është ana e Amit, kjo është ana ime” – thotë Ermali në videon ku duket shumë i mërzitur dhe gati për të qarë teksa tregon se ana e Amit është e mbushur me produkte ndërsa ana e tij mban vetëm një shkumë dhe brisk rroje.
/portali DurresLajm/