Divorcohet Grida Duma

15/03/2019 - 20:56

Ish-deputetja e PD, njëherësh anëtare e kryesisë në PD, Grida Duma ka vendosur ti japë fund martesës me bashkëshortin Ilir Shqina, i cili më parë ka qënë pedagog i Gridës dhe diplomat në ambasadën Shqiptare në Slloveni. Shpesh herë e kemi ndjekur Grida Dumën në debatet televizive teksa flet për familjen dhe përkushtimin e saj në politikë, por koha tregoi se marrëdhënia bashkëshortore mes Gridës dhe Ilirit nuk rezistoi gjatë.

Sipas dokumentacionit që zotëron “Shqiptarja.com” rezulton se është Grida Duma ajo që ka hapur procedurat e divorcit në gjykatë. Padia civile e saj është regjistruar në sekretarinë e gjykatës së Tiranës dhe në datën 15 shkurt 2019, gjykata e Tiranës me vendimin nr.1057 ka vendosur të divorcojë ciftin.

Ky divorc është kërkuar nga vetë Grida Duma. Në dokumentin e siguruar nga “Shqiptarja.com” thuhet se: “…meqënëse nuk është arritur komunikimi i vendimit për një nga shkaqet e parashikuara nga neni 130 e vijues të K.Pr.Civile, bëhet kjo shpallje me efekt 20 (njëzet) ditor për efekt komunikimi, me anë të afishimit të njërës kopje në Gjykatën ë Rrethit Gjyqësor Tiranë, një kopje do të afishohet pranë vendbanimit të fundit të personit në mungesë, si dhe një kopje në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Bashkëlidhur po ju dërgojmë dy kopje të shpalljes, nga të cilat njëra kopje e kësaj shpallje të afishohet pranë vendbanimit të fundit të Ilir Shqina dhe kopja tjetër të kthehet sërish pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me mbishkrimin që shpallja është afishuar si dhe datën e afishimit…”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Skuadra e trajnerit Frank Lampard është shfrenuar totalisht pas kualifikimit për në fazën e “play-off” për të shkuar në Premier

Vetëm dhjetë ditë pasi royal baby Archie Harrison Mountbatten-Windsor erdhi në jetë zbulohet certifikata e tij e lindjes.

Pas disa muajsh negociata, Madonna ka nënshkruar të martën një marrëveshje për të performuar në finalen e Eurovision, që do mbahet më 18

Parlamenti i Tajvanit bëhet vendi i parë në Azi që legalizon martesën e të njëjtit seks.

Një film flet për plazhistë që vendosin të bëhen trafikantë droge, pasi gjejnë me pako kokaine me vlerë miliona dollarë.

Shpeshherë kemi parë vajza dhe djem nga Evropa që zgjedhin të vijnë në Shqipëri, madje edhe nga Kina, por shumë nga rrallë nga Japonia.

Një 16-vjeçare nga Malajzia i ka dhënë fund jetës pasi publikoi një sondazh në Instagram ku pyeste ndjekësit nëse duhet të vdiste apo jo.