Djali i Ardit Gjebreas i jep fund fejesës pas dy vitesh

26/09/2020 - 19:19

Joni Gjebrea dhe vajza simpatike, Merlin Haxhiymeri u fejuan në vitin 2018. 

Dy të rinjtë celebruan dashurinë e tyre dhe ndanë me ne copëza nga festa, që sipas zakonit mblodhi bashkë dy familjet dhe miqtë e afërt.

Përmes ceremonisë private larg syrit mediatik, djali i këngëtarit dhe prezantuesit shqiptar, Ardit Gjebrea zbuloi dhe partneren e tij, Merlin. 

Joni dhe Merlin, më të dashuruar se kurrë, pas dy vitesh lidhje të konsoliduar ndërmorën edhe hapin e madh.

Por mesa duket, pas dy vitesh fejesë, ata i kanë dhënë fund. Nga ajo çfarë mund të shohim nga rrjetet sociale, Merlin dhe Jon tanimë nuk janë më bashkë. 

Në profilin e saj në rrjetet sociale, Merlin ka larguar çdo foto që kishte me Jonin, dhe duhet thënë që nuk ishin të pakta, shkruan gazetarja Enida Himaj.

Merlin gjithashtu ka hequr nga gishti edhe unazën e fejesës, të cilën vetë djali i moderatorit e zbuloi për ndjekësit në rrjetet sociale kur ajo i tha “Po”.

Nga ana tjetër, Jon Gjebrea ka mbyllur “Instagram”-in e vjetër ku kishte foto me të fejuarën e tij, dhe duket se në “Instagram”-in e ri zgjedh të ketë ndjekës vetëm njerëzit e njohur, duke larguar kështu vëmendjen nga kjo ndarje pa shumë zhurmë.

Ndërkaq dy të rinjtë kanë larguar njëri-tjetrin nga rrjetet sociale.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nëse 2020 ju ka lodhur seriozisht nervat, viti i ardhshëm (2021) do të korrigjojë të gjitha sikletet dhe keqkuptimet dhe do t'ju japë lum

Me foton më të bukur, reperi kosovar, Arian Gushi ose ndryshe Gold Ag ka dhënë lajmin se është bërë baba për herë të parë me një djalë.

Në tetor të vitit që lamë pas, shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli pranoi se është në një lidhje dashurie.

Aktorja dhe skenaristja italiane, Daria Nicolodi ka ndërruar jetë në moshën 70 vjeçare.

Një burrë nga Kenia që gabimisht ishte raportuar i vdekur është kthyer në jetë të martën, ndërsa ndodhej në tryezën e morgut, ku trupi do

Për ata që pëlqejnë të bëjnë shopping e premtja e fundit e nëntorit, ose ndryshe e premtja e zezë është dita më e shumëpritur e vitit.

Fëmijët e kopshtit “Do Re Mi”, në Durrës, në kuadër të festave të nëntorit kanë organizuar një ekspozitë me makete mbi këtë temë shpallje

Kompania Walt Disney po planifikon të pushojë nga puna 32 mijë punonjës në gjysmën e parë të vitit 2021 mes kërkesës së dobët të klientëv

Aktori dhe komediani i njohur, Matthew Perry është fejuar.

Vdekja e Diego Armando Maradonës fatkeqësisht është shoqëruar me polemika e skandale.