Pas divorcit me aktoren Angelina Jolie duket se marrëdhëniet e aktorit Brad Pitt me gjashtë fëmijët e tij nuk janë edhe aq të mira.

Sidomos me djalin e madh Madoxx. Sipas mediave të huaja, ai nuk dëshiron ta quajë veten djalin e Brad Pitt dhe ka një lidhje shumë të afërt me Jolien.

Madje mësohet se në vitin 2016 mes tyre ka ndodhur një grindje mes tyre në një avion privat dhe që prej atij episodi lidhja mes tyre nuk ishte më e njëjtë.

Sipas mediave kjo zënkë ka qenë dhe një nga arsyet se përse Jolie ka dashur divorcin. Aktorja e adoptoi Madoxx në vitin 2002, ndërsa Pitt bëri kërkesë për t’a birësuar në vitin 2006, kur ai dhe aktorja ishin në një lidhje.

Por djali i madh i tyre ka qenë gjithnjë shumë i lidhur me Jolie, madje edhe planet e tij për të ndjekur universitetin në Seul të Koresë së Jugut, Brad i mësoi vetëm pak më momente përpara se të publikoheshin në media.