Djali i Moikom Zeqos: Sëmundjen e babait e mora vesh ditën e dasmës

03/07/2020 - 21:04

Djali i akademikut të njohur Moikom Zeqo, Epidamn Zeqo, nga studio e “Historia ime”, foli këtë të premte për humbjen e parakohshme të të atit, i cili la një dhimbje dhe boshllëk të madh tek familjarët e tij.

Në një rrëfim prekës, pak më shumë se 2 javë nga humbja e madhe, Epidamni tregoi se sëmundjen e rëndë të të atit e ka marrë vesh ditën e e dasmës së tij.

Mirela Miroli: Si e përballuat sëmundjen e Moikomit?

Epidamn Zeqo: Ditën që e mora vesh se babi kishte leukemi kronike, ishte dita e dasmës sime, si të thuash dita më e lumtur, por edhe më e rëndë. Qava gjatë dasmës normale, por edhe u gëzova shumë edhe bëmë party. Është e vështirë me këtë sëmundje, është sëmundje që kontrollohet e menaxhohet, por që nuk shërohet. Kërkon kimioterapi, kërkon ilaçe të tjera.

Mirela Miroli: A ishte i fortë?

Epidamn Zeqo: Ishte i fortë, prandaj duroi kaq shumë. Ai ka qenë kampion noti. Unë e mbaj mend babin që gjithmonë ecte para dhe shumë shpejt,e mbaj mend të fuqishëm e normale kur e shikon degradimin trupor, të vjen keq. Është shumë e dhimbshme, e shkuara në spital, lufta që mami im ka bërë për të siguruar ilaçet për babin kanë qenë të tmerrshme e të lodhshme për të gjithë./tvklan.al

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nga sot qyteti i Milanos ndalon pirjen e duhanit në mjedise të hapura në disa zona të qytetit. Ndalimet fillojnë nga stacionet e transpor

Një ngjarje thuajse e pabesueshme ka ndodhur në Tecamac të Meksikës, ku një vajzë 12-vjeç dhe një djalë 15 vjeç kanë sjellë në jetë një d

Një person në California, SHBA, i cili ishte “i frikësuar për të shkuar në shtëpi për shkak të Covid” jetoi i fshehur në Aeroportin O’Har

Ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump ka dhënë mesazhin e saj të lamtumirës në prag të largimit nga Shtëpia

Arkeologët tashmë do të kenë mundësi të kuptojnë më mirë Tempullin e Kukulcan pasi një investigues pati mundësinë të filmonte brenda stru

Në një zonë lindore të Turqisë, trashësia e dëborës ka shkuar deri në pesë metra.

Siç dihet tashmë nga eksperienca e këtyre muajve të pandemisë, por edhe nga protokollet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), si

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, rrallëherë publikon foto familjare, por këtë herë e ka thyer këtë rregull.

Ka befasuar deklarata e një prifti ultra-ortodoks në Izrael, i cili u tha ndjekësve të tij se vaksina anti-Covid i bën njerëzit “gay”.

Rejhan Sjunger është vetëm 14 vjeç dhe ka ngritur në këmbë jurinë e kompeticionit muzikor për fëmijë në Suedi.