Në familjen e Cristiano Ronaldos sot është festë. Djali i tij i madh feston 10-vjetorin e lindjes.

CR7, përmes rrjeteve sociale, i ka bërë një urim të ngrohtë të birit, me rastin e ditëlindjes. 

Me siguri, ky urim është shkruar nga Roma, ku Juventusi është grumbulluar për finalen e Kupës së Italisë ndaj Napolit, e cila do të luhet sonte në “Olimpico”:

“Nuk më besohet që djali im është 10 vjeç! Si ka kaluar koha… Gjithmonë ke qenë krenar për babain, që të do aq shumë. Gëzuar ditëlindjen, qenush! Të dua shumë!”

Ai po përpiqet të ndjekë gjurmët e të atit në futboll, por sa i madh do të bëhet, kjo mbetet për t’u parë.