Grida Duma është një ndër politikanet më të ndjekura në Shqipëri që merr vëmendje të madhe në çdo dalje publike që bën. Ajo është e ftuara e parë e sezonit të ri të emisionit "Mos i fol shoferit" nga Rudina Dembacaj ku ka zbuluar dëshirën e djalit të saj për të ardhmen.

Darjeni është vetëm 13 vjeç dhe nuk do të ketë asnjë lidhje me politikën apo me botën publike. Moderatorja zbuloi një detaj gjatë një bisede të Gridës me të birin, i cili e telefonoi për ti bërë një kritikë.

Rudina Dembacaj: Ti e ke mësuar djalin të jetë shumë xhentil. Di një gjë tjetër. Një ditë, Darjeni e mori Gridën në telefon, nuk e di për çfarë e pyeti dhe bëri një kritikë politike që është vetëm 13 vjeç. Grida e bëri me zë të lartë dhe e pyeti për diçka historike dhe ai u përgjigj frikshëm. Aty i thashë, Grida Duma, të lutem mos më ul më kurrë me Darjenin në tavolinë.

Grida Duma: Dhe unë i kërkova një gjë, i thashë të lutem mos më ul kurrë me Darjenin se boll e kam bërë serioz, ai ka nevojë të jetë ndryshe.

Rudina Dembacaj: Çfarë i pëlqen Darjenit? Do të bëhet politikan?

Grida Duma: Ëndrra e Darjenit është të studiojë në akademinë ushtarake në Amerikë. Ëndërron, shikon natë e ditë detajet që ka ushtria. Shikon makinat ushtarake, gjetjet më të fundit, buxhetet që përdoren për ushtrinë. Po fliste për gjeneralët e luftës së parë dhe të dytë atë ditë sepse unë i thashë që ku e gjen ti këtë kritikën. Dhe më tha, mami ka 50 vjet që nuk flitet kështu.