Djali takon për herë të parë nënën biologjike pas 33 vitesh, në fillim ajo refuzon (FOTO)

20/05/2018 - 13:32

Blerimi i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për të falënderuar nënën që e kishte rritur dhe për t’i premtuar që do t’i qëndronte pranë gjithmonë. Por ai i kishte kërkuar programit edhe që t’i gjenin nënën e tij biologjike.

Programi “Dua të të bëj të lumtur” e kishte gjetur nënën biologjike të Blerimit, e cila kishte pranuar ftesën për të ardhur në studio. Gjatë bisedës që u zhvillua midis Arbana Osmanit dhe Terezës u kuptua që Tereza kur kishte qenë e re kishte lindur një fëmijë. Por ajo nuk e dinte nëse fëmija kishte jetuar.

Arbana zbuloi që në anën tjetër të ekranit ishte pikërisht djali i saj, Blerimi, i cili e kishte kërkuar prej vitesh. Në momentet e para Tereza e kishte shumë të vështirë këtë situatë dhe nuk pranoi që të fliste me të, madje u largua pa e parë. Dëshira për të takuar mamanë me djalin pas 33 vitesh bëri që Arbana të ndiqte Terezën në prapaskenë duke këmbëngulur që ajo të takonte djalin e saj.

Në praninë e kamerave dhe pse pa audio, pas bashkëbisedimit që Tereza bëri me Arbanën u arrit që Blerimi të shkonte në prapaskenë dhe të takonte për herë të parë nënën e tij biologjike.

Blerimi takoi Terezën dhe i tha që: “Më ke falur jetën dhe të falenderoj për këtë gjë. Çdo gjë që ke kaluar në jetë e paçsh hallall. Unë kam 33 vite që të kërkoj, por për gjithçka ta kam bërë hallall”.

Më pas Tereza takoi familjen e Blerimit, bashkëshorten dhe vajzat e tij.

Tereza e emocionuar dhe e gëzuar në të njëjtën kohë u shpreh se: “Unë nuk kam ditur asgjë, por ti qenke me të vërtetë një fëmijë i mrekullueshëm!”. /TCH/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nuk është e thjeshtë të jesh e martuar me Kanye West dhe këtë gjë e di e gjithë bota.

Historia e Gemma Nuttall ka prekur thellë opinionin në Britani. Vajza 29-vjeçare humbi betejën 5-vjeçare me kancerin e vezoreve.

Të gjithë prindërit e dinë, është gjithmonë shumë stresuese kur fëmija sëmuret ose lëndohet.

Douglas Martin u shfaq nëpër lajme para disa muajsh, dhe tha se ishte ndarë nga e dashura, Yanet Garcia, që njihet si një nga prezantuese

Ishte rrahur prej vitesh, ishte fyer e ofenduar.

Nga Italia në Kanada, femrat që jua sjellim më poshtë, kanë punuar në nivele të ndryshme, qoftë në parlamente apo qeveri, ndërsa ajo për

Deniza Miftari është 22 vjeç, por mosha nuk e ka penguar që të fitojë një nga betejat më të rëndësishme të jetës.

Lulja e Indisë, Neelakurinji, që lulëzon çdo 12 vjet  wshtw një nga lulet më të rralla në botë.

Mbajtja dhe shtrëngimi i duarve me një person që e doni është shumë e natyrshme dhe  psikologët janë vërtet të interesuar të studiojnë kë