Jaime Botin, një miliarder spanjoll, koleksionist i veprave të artit u dënua me 18 muaj burg dhe u gjobit me 58 milionë dollarë pasi tentoi të kalonte kontrabandë një pikturë të Picasos për ta shitur atë jashtë shtetit.

Piktura “Koka e një Gruaje të Re” është shpallur një thesar kombëtar dhe sipas ligjit kushdo që kërkon ta nxjerrë atë jashtë vendit duhet të bëjë një kërkesë.

Prokuroria e Spanjës deklaroi se Botin do ta shiste pikturën në një ankand në Londër. Ai e bleu pikturën në vitin 1977 në Londër dhe iu refuzua fillimisht kërkesa për ta nxjerrë veprën jashtë vendit.