Princi Philip do të kishte festuar 100-vjetorin e lindjes më 10 qershor dhe me rastin e ditës së tij të lindjes, anëtarët e familjes mbretërore e kanë kujtuar të dashurin e tyre përmes postimeve prekëse në rrjete sociale.

Duka dhe Dukesha e Cambridge, Kate Middleton dhe William kanë kujtuar Pincin Philip me disa foto të shkëputura nga dhurata që Mbretëresha Elizabeth ka marrë për bashkëshortin e ndjerë.

Mbretëresha ka marrë nga Royal Holticultural Society një trëndafil, që i është vendosur emri i Princit Philip dhe u mboll në tarracën e kështjellës së Windsor.

Paratë të cilat do të grumbullohen nga shitja e trëndafilit me emrin e Princit Philip do të jepen për fondin e trashëgimisë së të ndjerit.

Këto para më vonë do të përdoren për të trajnuar shumë të rinj vullnetarë dhe lidera të së ardhmes së një organizate që është themeluar nga vetë Princi Philip.