"Do të kthehem në klasën time", mesazhi i 6-vjeçarit nga Durrësi për bashkëmoshatarët e tij

26/03/2020 - 14:22

Edhe të vegjlit janë ata që po e vuajnë periudhën e izolimit në shtëpi për shkak të koronavirusit.

Ndonëse nuk arrijnë të kuptojnë shumë mirë gjithçka po ndodh sot në vendin tonë dhe nëpër botë, me çiltërsinë karakterizuese të moshës, mesazhet që vogëlushët përcjellin janë mjaft domethënëse dhe prekëse.

I tillë është edhe mesazhi i Marvit, vogëlushit nga Durrësi, drejtuar të gjithë moshatarëve të tij që ashtu si atë i ka marrë malli për shokët dhe shoqet e shkollës.

"Do të kthehem në klasën time. Bota do të lulëzojë sërish", shkruhet në vizatimin që 6-vjeçari mban në duar.

Marvi ka vizatuar globin i cili prej kohësh po lufton me një armik që nuk shihet por po shkakton mjaft viktima, i mbështjellë nga një luledielli, simbol i forcës, shpresës dhe jetës.

Vogëlushi 6-vjeçar, ashtu të gjithë të tjerët qëndron i mbyllur në shtëpi me shpresën që kjo "luftë" të mbarojë sa më shpejt dhe të mund t'i rikthehemi jetës normale.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në këtë situatë të pazakontë pandemie, sytë dhe gjithë vëmendja janë kthyer drejt bluzave të bardha.

Lajmi më i gëzueshëm për rrëqebullin e Ballkanit në Shqipëri!

U kurorëzua “Miss Anglia” në vitin 2019, dhe sot ajo ka vendosur të rikthehet në Mbretërinë e Bashkuar për të vazhduar karrierën e saj si

Këtë natë, hëna ndriçon fort qytetin e Durrësit si për t’u treguar banorëve në izolim se natyra është aty, pavarësisht koronavirusit, dhe

Ministri i Shëndetësisë në Zelandën e Re ka dhënë dorëhqejen, pasi theu karantinën.

Një foshnje vetëm një ditëshe ka humbur jetën, pasi nëna e saj u prek nga koronavirusi dhe realizoi lindje të parakohshme.

Dy ditë më parë, Pink zbuloi se ajo dhe djali i saj rezultuan pozitivë ndaj testeve të Koronavirusit.

Shumë nga durrsakët, përveç atyre që i kanë shtëpitë me pamje nga deti, nuk mund ta shijojnë perëndimin e diellit në këtë fillim pranvere

Një kometë pesë herë më e madhe se Jupiteri dhe sa rreth gjysma e Diellit, do të shfaqet më e ndritshme se Venera dhe do të shihet nga To