Gjendet trupi i pajetë i aktores Naya Rivera, në një liqen në shtetin amerikan të Kalifornisë.

33-vjeçarja Rivera u zhduk të mërkurën, pasi doli me shëtitje me djalin e saj 4-vjeçar në Liqenin e Pirut.

Josey u gjet duke fjetur në varkë me jelekun e shpëtimit të veshur, ndërsa atë të nënës së tij ende në bord.

Në një konferencë për shtyp, kreu i ekuipazhit të kërkim-shpëtimit, Sherifi Bill tha se policia ishte e sigurt se trupi ishte ai i Rivera.

Ai shtoi se deri tani nuk ka asnjë dyshim se ajo mund të jetë vetëvrarë, megjithatë rrethanat e ngjarjes së rëndë mbeten ende mister.

Rivera filloi karrierën e saj si aktore dhe modele qëkur ishte fëmijë, duke u shfaqur në mjaft reklama televizive në SHBA. Më pas luajti role të ndryshme në shumë filma.

Në vitin 2014, ajo u martua me aktorin Ryan Dorsey, i cili është dhe babai i Josey. Çifti u divorcua në vitin 2018 dhe atyre iu dha kujdestaria e përbashkët.