Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në Villaguattera di Rubano, në zonën e Padovës, ku një 54-vjeçar i dha fund jetës të shtunën në mëngjes, pasi zbuloi se kishte dalë pozitiv në testin për Coronavirusin.

Mediat italiane raportojnë se alarmi është dhënë nga familja e vëllait të tij që jeton në shtëpinë ngjitur me atë ku ndodhi tragjedia.

Para hyrjes së banesës ku jetonte viktima, policia gjeti dy copa letre ku shkruhej: “Lajmëroni ambulancën, mos hyni sepse është e infektuar”.

Policia shkoi bashkë me mjekët me të gjitha masat paraprake dhe brenda shtëpisë gjetën të pajetë burrin, i cili ishte pronar i një ndërmarrje të vogël në zonë.

Për ngjarjen ka reaguar edhe kryebashkiaku Sabrina Doni, i cili shprehet: “Jam me zemër të thyer, më vjen keq që si komunitet nuk jemi në gjendje t’i gjendemi pranë këtyre personave me vuajtje të mëdha”.