Familja Mbretërore i dha lamtumirën e fundit dy ditë më parë Princit Philip, i cili ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare. Në funeralin e tij ishte e pranishme Mbretëresha Elizabeth, së bashku me djalin e saj, Princin Charles, nipërit, William dhe Harry etj.

Princi Philip planifikoi vetë për 18 vite çdo detaj të varrimit të tij, teksa kishte kërkuar që të luhej “Eternal Father, Strong to Save” (“For Those in Peril on the Sea” ) nga William Whiting.

Kjo këngë kishte një domethënie të madhe për Princin, pasi është frymëzuar nga jeta e rrezikshme detare, ku ai shërbeu për 14 vite në Marinën Mbretërore, ndaj kjo ishte një këngë e përshtatshme për përcjelljen e tij në banesën e fundit.

“The Jubliate” u luajt si këngë gëzimi dhe përfshiu një referencë për hyrjen në “portat e Zotit me falënderime”.

Gjithashtu, në ceremoninë e tij mortore u luajt “Action Stations”, që njihet si alarmi i Marinës Mbretërore.

Në përcjelljen e Princit për në banesën e fundit u luajtën edhe “Adagio Expressivo” nga Sir William Harris, “Salix” nga Percy Whitlock, “Berceuse” nga Louis Vierne dhe himni kombëtar.