Ish-modelja Erica Mena u arrestua fundjavën e kaluar për posedim të lëndës narkotike marijuanë. Pak momente më vonë, edhe i dashuri i saj u arrestua pasi po godiste derën që të fliste me të.

Ajo dhe i dashuri, Clifford Dixon u dërguan në burg të premten pasi dikush njoftoi policët se në shtëpinë e tyre po ndodhte një debat që kishte dalë nga kontrolli.

Sapo arritën policët, intervistuan persona të ndryshëm dhe zbuluan se ata kishin goditur njëri-tjetrin. Thuhet se Cliff theu derën e dhomës për të hyrë në një dhomë ku Erica ishte mbyllur brenda.

Raporti i policisë tregon se ata po debatonin në shkallët e shtëpisë dhe më pas u dëgjua një e goditur, por nuk është gjetur asnjë shenjë. Cliff u arrestua për shkelje penale për hyrje me dhunë pasi Erica u tha policëve se prona ishte në emër të saj, ndërsa kjo e fundit për posedimin e drogës që u gjet brenda shtëpisë.